Memorandum për bashkëpunim ndërmjet galerive nacionale e Maqedonisë dhe Kosovës

23.02.2016 11:06

Drejtorët e galerive nacionale të Maqedonisë dhe Kosovës, Dita Starova Qerimi dhe Zeni Ballazhi, dje nënshkruan memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim...

"Me këtë akt, zyrtarizohet bashkëpunimi i cili do të zhvillohet në disa nivele të ndryshme, si: këmbim reciprok i përmbajtjeve colësore artistike, projekte individuale artistike, ekspozita konceptuale, ndarje e ekspozitave të vlefshme ndërkombëtare, do të bëhet këmbim institucional në fushën e menaxhimit të institucioneve nga kultura, do të mbahen seminare këmbyese, ligjerata dhe këmbim i përgjithshëm i përvojave në çdo domen të punës së institucioneve, me qëllim të njohjes më të mirë të ndërsjelltë të skenave aktuale artistike dhe fillimit të bashkëpunimit të rergullt vjetor rajonal", kumtoi sot Galeria nacionale e Maqedonisë.