Është bllokuar komunikacioni në VK "Bogorodicë"
23.02.2016 11:44
Komunikacioni në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" sot nga ora 10:00 deri 12:00 do të ndërpritet për shkak të protestës së Shoqatave të transportuesve të taksi transportuesve...

Komunikacioni në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" sot nga ora 10:00 deri 12:00 do të ndërpritet për shkak të protestës së Shoqatave të transportuesve të taksi transportuesve të licencuar dhe transportuesve të licencuar të autobusëve nga Gjevgjelia.
Siç njoftoi LAMM, duke iu referuar informacioneve nga MPB-ja, në tubimin publik do të marrin pjesë rreth 62 automjete taksi dhe 12 autobusë, me ç'rast komunikacioni për hyrje dhe dalje në vendkalimin kufitar do të ndërpritet. (mia.mk)
