Kompanitë e fuqishme në mbështetje të Cameron

23.02.2016 12:37

Krerët e disa nga kompanive më të fuqishme britanike kanë firmosur letrën mbështetëse për David Cameron dhe luftën e tij për ta mbajtur vendin në Bashkimin Evropian....

Vendimi për të marrë mbështetjen e korporatave më të fuqishme erdhi pasi kryeministri Cameron tha se me marrëveshjen e re të firmosur me Bashkimin Evropian, tregu do të zgjerohet.

Ndërkaq, teksa kundërshtia e vetë konservatorëve ndaj strategjisë së kryeministrit po rritet, ata kanë propozuar idenë se nëse vendi voton për të dalë këtë herë, mund të ketë një rinegocim të radhës, pra sipas tyre Britania mund të mbajë edhe një tjetër referendum pas atij të 23 qershorit.

David Cameron tha se ky do të jetë një vendim final për vendin, ku nuk do të ketë vend për kontestime, cilado të jetë përgjigjja e tij.