Lëvizja “Besa”: Shqiptarët gjithnjë me ndërkombëtarët
Lëvizja “Besa” ka reaguar sot ndaj, siç thonë, ndryshimit të qëndrimit të BDI-së sa i përket datës së zgjedhjeve të parakohshme...

Ishte BDI ajo që votoi që më 18 janar shpërbërjen e Kuvendit, edhe pse e dinte se nuk janë përmbushur dy nga kushtet e Marrëveshjes së Përzhinës, pastrimit të listës zgjedhore dhe Ligjit të ri për media. Edhe para një muaji BDI e dinte se ndërkombëtarët këmbëngulnin pikërisht në respektimin e këtyre dy pikave, thonë nga “Besa”, duke vlerësuar se shqiptarët gjithnjë kanë qenë të rreshtuar me ndërkombëtarët.
“Ne, si shqiptarë në Maqedoni, e kemi të qartë agjendën dhe partneritetin tonë dhe e dimë shumë mirë se cilët janë miqtë tanë e nga na vjen rreziku. Shqiptarët janë popull pro-amerikan dhe pro-evropian, dhe ata e kanë zgjedhur rrugën e vet të integrimit në BE dhe NATO, dhe në këtë rrugë asnjë shqiptarë nuk ka hezitim”- deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja “Besa”.
Nga “Besa” akuzojnë BDI-në se dëshiron të kapitalizojë agjendën në të cilën që në fillim insistonin ShBA dhe BE, duke ndryshuar qëndrim e duke u rreshtuar pas ndërkombëtarëve. (Rejhan Bushi-Metaj, TVM2)
