Maqedoni
Shpërbërja e parlamentit, BDI dhe PDSH dorëzojnë iniciativën për anulimin e vendimit
23.02.2016 13:14
BDI dhe PDSH dolën me iniciativë të përbashkët për anulimin e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë, që duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnate...

Iniciativa është nënshkruar nga deputetët e të dy partive parlamentare shqiptare.
Iniciativa ofron disa zgjidhje të mundshme si dhe kërkesën për seance urgjente të Kuvendit.
Iniciativa e partive shqiptare vjen pas vlerësimit të komunitetit ndërkombëtar, por do të zyrtarizohet vetëm nëse partitë arrijnë paraprakisht marrëveshje mbi datën e zgjedhjeve.
