Maqedoni
Anulohet sërisht seanca për rastin “Sopoti”
23.02.2016 14:20
Është anuluar edhe një herë vazhdimi I seancës gjyqësore për rastin “Sopoti”...

Avokatët mbrojtës thonë se nëse largohet dëshmia e Ramazan Bajramit, të akuzuarit duhet të shpallen të pafajshëm, pasi në këtë rast nuk do të ketë më dëshmi kundër tyre.
“Nëse marrim parasysh dëshmitë dhe të gjithë ato me të cilat disponon edhe gjykata edhe ne si palë mbrojtëse i vetmi vendim i mundshëm është që të gjithë të akuzuar të shpallen të pafajshëm. Nuk ka asnjë dëshmi asnjë provë materiale, verbale as diçka minimale që na thotë se këta e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen”, deklaroi avokati mbrojtës Vullnet Paçuku.
Të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës , presin që rasti të kalojë në duart e Prokurorisë Speciale. Por nga kjo e fundit thonë se ende nuk e kanë kërkuar dosjen për ‘Sopotin” nga Prokuroria Publike .
Për rastin e Sopotit u dënuan 11 persona, banorë të fshatit Sopot për shkak të shpërthimit të një mine në afërsi të fshatit, ku humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një civil.
Të akuzuarve dënimi iu shqiptua duke u marrë për bazë dëshmia e Ramadan Bajramit, dëshmi të cilit pala mbrojtëse insiston që të shpallet e pavlefshme, nën arsyetimin se është dhënë nën presion dhe dhunë.
