Maqedoni

Ministrat e LSDM-së japin dorëheqje, kjo dorëheqje do të hyjë në fuqi nëse shpërbëhet kuvendi

23.02.2016 14:24

Ministrat dhe zëvendësministrat plotësues të LSDM-¬së dhanë dorëheqje nga funksionet në Qeveri...

“Kjo dorëheqje hyn në fuqi vetëm nëse mbetet në fuqi vendimi për shpërbërje të kuvendit, i sjellë më 18 janar të këtij viti”, kumtoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 
 
“Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, Qeveria në të cilën marrim pjesë është formuar për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe kredibile, pasi të plotësohen të gjitha pikat e kësaj marrëveshje”, tha Spasovski, duke potencuar se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike më 24 prill. 
 
“Kjo është drejtpërdrejtë e konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, nga BE-ja dhe ShBA-të. Pa listë të pastruar zgjedhore dhe pa reforma për media të lira nuk ka kushte për zgjedhje të rregullta kredibile”, theksoi Spasovski, sipas të cilit LSDM nuk do t’i legjitimojë zgjedhjet jo të lira dhe jo demokratike të cilat po i përgatit VMRO-DPMNE.