Të drejtat dhe liritë e njeriut, Jashari takon Totozanin dhe Memetin
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, u takua sot me avokatët e popullit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Igli Totozanin dhe Ixhet Memetin...

Në kuadër të takimit u diskutua mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të Konventës kundër Torturës dhe dënimeve të tjera çnjerëzore dhe degraduese.
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë informoi avokatin e popullit të Shqipërisë për përpjekjet e marra lidhur me draftin e propozim-ndryshimit të Ligjit për avokatin e popullit, i cili do të harmonizohej me parimet e Parisit dhe do t'i mundësonte avokatit të popullit të Maqedonisë statusin A.
Një ndër përgjegjësitë tona është ndërtimi i sistemit në të cilin janë të siguruara të gjitha parakushtet të cilat mundësojnë shkallë të lartë të përgjegjësisë nga ana e institucioneve shtetërore, në drejtim të realizimit të obligimeve të tyre për respektimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut, tha Jashari me këtë rast.
Objektivat e Maqedonisë janë respektimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut, që nënkupton harmonizimin e plotë të rendit juridik me parimet e konventave ndërkombëtare, të cilat Republika e Maqedonisë i ka ndërmarrë që në momentin e ratifikimit të tyre, theksoi ministri Jashari.
