Botë

Holandë, treni del nga binarët, një i vdekur

23.02.2016 17:09

Një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët në qytetin holandez Dalfsen, duke lënë një person të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar...

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilëve treni në të cilin për fat gjendeshin vetëm 15 pasagjerë, u përplas me një vinç, humbi kontrollin dhe doli nga shinat, duke hyrë në një fushë.

Banorët deklaruan se vinçi i kishte zënë rrugën në lindje të qytetit Zvole, kur treni u përplas me të.