Maqedoni

Komuna e Çairit investon për ujësjellësin në Serovë

23.02.2016 17:31

Komuna e Çairit fillon rikonstruimin e ujësjellësit në lagjen Serovë të Shkupit...

Është paraparë vendosja e tubacioneve të ujit me gjatësi prej 1.5 kilometrash në rrugën “Stojna Stefkova”, “Qemal Sejfulla” dhe “Kosta Abrasheviq” dhe më pas kyçja në rrjetin e ri të ujësjellësit.
 
“Veç më faza e parë është kryer në një vlerë prej 12 milion denarë për vendosjen e gypave kryesorë dhe në fazën e dytë është kyçja e shtëpive në gypin e ri të ujësjellësit. Kjo bëhet në bazë të planit detal urbanistik. Faza e dytë do të kap shumën mbi 15 milion denarë, pra ujësjellësi në lagjen e Serovës kap shumën afër 30 milion denarë, ose gjysmë milion euro, që është pjesërisht 12 milion denarë ndihmë nga Banka Evropiane për Zhvillim, që vjen nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa pjesa tjetër është investim i pastër i komunës së Çairit me rreth 18 milion denarë”- deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Komuna e Çairit gjithashtu në vazhdimësi investon edhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagjen Gazi Babë, ku gjatë kësaj periudhe janë investuar rreth 5 milion euro, informon kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.  
 
REXHEP QAMILI