Botë
Kosovë, opozita me tenda para ekzekutivit: Nuk largohemi deri në largimin e qeverisë
23.02.2016 17:39
Vetëvendosje, Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të ndryshojnë strategji në protestat e tyre kundër Qeverisë së Kosovës...

Të tria këto parti opozitare kanë hequr dorë nga thërritja e herëpashershme e mbështetësve të tyre për të kundërshtuar qeverinë Mustafa-Thaçi dhe kanë vendosur që të ngrenë tendat pranë godinave të qeverisë dhe kuvendit, ku do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku kryesorja është ajo për zgjedhje të reja.
Në fjalën e tij, Ramush Haradinaj tha se nga sot nis një etapë e re në betejën kundër qeverisë, ndërsa Limaj dhe Ymeri u shprehën njëzëri në këmbënguljen opozitare për realizimin e këtyre kërkesave.
Kjo lëvizje e kampit opozitar mbërrin pas seancës parlamentare të së premtes, ku pati sërish gaz lotsjellës në sallë të hedhur nga deputetët e opozitës.
Seanca u shty disa herë nga kreu i kuvendit, Kadri Veseli, i cili përjashtoi nga salla deputetët opozitarë.
