Basketboll

Golden State nuk njeh limite, vendos record të ri

23.02.2016 17:48

Falë Stephen Curry-it Golden State vendos një rekord të ri në këtë sezon ëndrrash. 36 pikë 8 asiste dhe 6 rebound koleksionoi në total ylli i Warriors...

Falë Stephen Curry-it Golden State  vendos një rekord të ri në këtë sezon ëndrrash. 36 pikë 8 asiste dhe 6 rebound koleksionoi në total ylli i Warriors në fitoren që kampionët në fuqi arritën në transfertën e Georgias përballë Atlanta Hawks me shifrat 102-92.
 
Një sukses shumë i rëndëishëm ky për Golden State që hyn në histori si skuadra e parë që arrin kuotën e 50 fitoreve në vetëm 55 takime të sezonit të rregullt. Përballë Atalantës, Golden State e hipotekoi fitoren që në pjesën e parë pasi në përfundim të këtij fraksioni loje kryesonte me 19 pikë avantazh.
 
Përvec Curry-it te Warriors spikati me lojën e tij edhe Klay Thompson që realizoi në total 27 pikë, ndërkohë për Hawks më i miri mbi parket rezultoi Al Horford me 26 pikë.
 
Paul George pasi rezultoi pikëshënuesi më i mirë i All Star Game dhuroi një tjetër paraqitje fantastike duke shënuar 31 pikë në Florida përballë Miami Heat, por pavarsisht paraqitjes së mirë të këtij të fundit Indiana Pacers u mund pas kohës shtesë nga skuadra e Eric Spoelstras me shifrat 101-93.
 
Nga ndeshjet tjera, veqojmë fitoren e LA Clippers ndaj Phoenix, si dhe ate të Torontos ndaj New York.