Futboll
Infantino: Në 2026-n dua një Botëror me 40 skuadra
23.02.2016 17:51
Një prej kanididatëve kryesorë për tu emëruar presidenti i ri i Fifas në zgjedhjet e 26 Shkurtit...

Një prej kanididatëve kryesorë për tu emëruar presidenti i ri i Fifas në zgjedhjet e 26 Shkurtit, sekratari i përgjithshëm i Uefas italiani Gianni Infantino në një intervistë të dhënë sëfundmi ka deklaruar se nëse ai merr drejtimin e qeverisë së futbollit Botëror, do të bëjë të pamundurën që në fazën finale të Botërorit të vitit 2026 të marrin pjesë 40 skuadra.
Më herët dicka të tillë e kanë propozuar edhe të tjerë krerë të lartë të Fifas dhe Uefas, kjo për vetë faktin pasi me 40 skuadra ky kompeticion do të ishte akoma më i bukur dhe me më shumë sharm, interesi për Kupën e Botës do të rritej shumë më tepër dhe mbi të gjitha do tu jepej mundësi edhe kombëtareve disi më të vogëla të tentonin kualfikimin.
”Mendoj se një kampionat Botëror duhet të ketë 40 skuadra duke filluar që nga viti 2026. Kupa e Botës është një eveniment unik që tërheq shumë njerëz njëherë në 4 vjet. Ky kompeticion është mënyra më e mirë për të reklamuar një sport të mrekullueshëm si futbolli në të gjithë globin. Nëse shtojmë numrin e skuadrave nga 32 në 40 do të jepnim mundësi 8 shteve të tjera të shijonin një muaj të cmendur futbolli, në mënyrën më apasionante të mundshme.”
Në vijim të fjalës së tij Gianni Infantino nuk preferoi të komentone, cështjet që lidhen me skualifikimin e presidentit të Uefas Michel Platini dhe atij të Fifas Sepp Blatter. Në garën për president të qeverisë së futbollit Botëror sekratari i përgjithshëm i Uefas ka si rivalë kryesorë princin e Jordanisë Ali Bin Al Hussein dhe francezin Jerome Champagne.
