Maqedoni

Ahmeti: Orët në vazhdim, kruciale për shtetin- Thaçi: Mosshtyrja e zgjedhjeve, vendim fatal

23.02.2016 18:13

Eurodeputetët, Ivo Vajgël, Ricard Hovit dhe Eduart Kukan zhvilluan sot takime me liderët e partive politike për të gjetur zgjidhje për krizën politike, e cila sot ka hyrë në një fazë të re...

Eurodeputetët kanë takuar liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, dhe atë të LSDM-së, Zoran Zaevin. 
 
Pas takimit, lideri i BDI-së, Ahmeti, deklaroi se do të ishte gabim që në zgjedhje të shkohet pa marrëveshje me të gjitha palët, por po ashtu të gjitha palët duhet të dakordohen për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ahmeti pranoi se BDI ka bërë kompromise edhe të dhimbshme, por me rëndësi, sipas tij, janë veprimet që të gjitha partitë, në koordinim me faktorin ndërkombëtar, do të ndërmarrin në orët në vazhdim. 
 
Edhe kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi, thotë se duhet gjetur një zgjidhje me ndihmën e faktorëve politikë. Sipas Thaçit, u vërtetua konstatimi i tij se Marrëveshja e Përzhinës është e dështuar.Thaci thotë se mosshtyrja e datës së zgjedhjeve do të ishte fatal për rrugën euroatlantike të Maqedonisë. sipas tij, kjo ëhtsë tani cështje e rëndësishme, cështjet e tjera presin ditët në vazhdim.