Maqedoni

Eurodeputetët Vajgel, Hovit dhe Kukan takojnë Ahmetin, Thaçin dhe Zaevin

23.02.2016 20:20

Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howit pjesëmarrës në krijimin e Marrëveshjes së Përzhinës...

Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howit  pjesëmarrës në krijimin e Marrëveshjes së Përzhinës, gjatë ditës zhvilluan takime me liderët e partive politike që të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kriza.
 
Fillimisht ata takuan delegacionit e LSDM-së, pas së cilës LSDM përmes një komunikate ka theksuar se së bashku me eurodeputetë kanë vlerësuar se Marrëveshja e Përzhinës duhet të impementohet në tërësi me qëllim që të krijohen kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhejve ferr dhe demokratike.
 
Në kumtesën e lëshuar nga LSDM thonë se vlerësimi i ambsadorëve  dhe bashkësisë ndërkombëtare se nuk ekzistojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, ka ardhur si rezultat i gjendjes faktike.
 
Ndërkaq liderët e partive politike BDI dhe PDSH pas takimit me eurodeputetët theksuan se çdo vendim I ardhshëm duhet të bëhet me consensus nga kater partite,  ashtu siq është vepruar me Marrëveshjen e Përzhinës. 
 
“Tek këta pash një dritë në fund të tunelit,  pash një shpresë që mund të arrihet një zgjidhje, kuptohet që me BDI-në ne nuk kemi dallime me komunitetin ndërkombëtar sa i takon mënyrës se si duhet të zgjidhen problemet.  U dakordaum për aktivitete të përbashkëta deri në orën 24 që shënon momentin më kritik për vendin. BDI ka bërë disa herë veprime edhe në kundësrshtim me përcaktimet e veta me qëllim që mos humbin shansin e procesit euroatlantik, me fanatizëm kemi mbrojt një marrëveshje të dakorduar nga palët. Mendojm që të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes të jenë nëshkruese në këtë akt. Të gjitha palët duhet të binden dhe të dakordohen me marrëveshjen e arritur”, tha Ali Ahmeti, Lider I BDI-së.
 
“Janë momente  dramatike orët e fundit ku ne mund ta mbajmë bashkërisht Maqedoninë në rrugën euroatlantike, unë dhe a partia ime do të vazhdojmë që të japim kontribut konstruktiv në këtë drejtim edhe pse kemi shumë paknaqsi dhe kritika nga shqiptarët që i përfaqësojn shqiptarët e tjerë, megjithatë dua të apelojmë se ne nuk guxojmë të hjekim dorë dhe tëe shmangemi nga rruga e BE-së dhe NATO-s”, tha Menduh Thaçi, Lider i PDSH-së.
 
Thaçi  thekson se partia e tij nuk do të merr pjesë në zgjedhjet eventuale me 24 prill. Ndërkaq, eurodeputetët nuk  zhvilluan takim vetëm me përfaqësues të partisë së VMRO-DPMNE-së, edhe pse flitej se do të takohen me kryeminstrin teknik,  Emil Dimitriev.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU