Maqedoni
Zv/Kryeministri Xhaferi në Vjenë
23.02.2016 16:14
Zv/Kryeministri Musa Xhaferi po qëndron në Vjenë Me ftesë të Parlamentit austriak...

Gjatë kësaj vizite, z.Xhaferri realizoi takim me z.Karlheinz Kopf, kryetar i dytë i Parlamentit Austriak si dhe funksionar i lartë i Partisë Popullore Austriake.
Dy bashkëbiseduesit, zhvilluan një diskutim të gjatë rreth rrethanave politike në rajon, duke i vënë theks të veçantë situatës politike në vendin tonë.
Zv/Kryeministri Xhaferri e informoi z.Kopf, lidhur me ngjarjet në vendin tonë si dhe për zhvillimet politike gjatë ditëve të fundit. Me këtë rast z.Xhaferri theksoi se"vendit i duhet një zgjidhje imediate për dalje nga kriza politike, pasi që kjo situatë është shumë shqetësuese dhe mund të ketë implikime serioze për stabilitetin e Republikës së Maqedonisë.”
Xhaferri dhe Kopf në fund ndanë vlerësimin e përbashkët se e vetmja rrugë e daljes së vendit tonë nga kriza politike janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat do ishin të pranueshme për të gjithë faktorin politik në vend dhe do rezultonin më një qeverisje, e cila do mundet të fokusohet më shumë në zhvillimin ekonomik, ngritjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimin sa më të shpejtë të vendit në strukturat Euro Atlantike.
