Maqedoni
Kuvendi nuk shpërbëhet, zgjedhjet shtyhen
23.02.2016 23:53
Me 83 për dhe 3 kundër nga 121 deputetë të pranishëm, Kuvendi miratoi iniciativën e deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së, për shfuqizimin e vendimit të 18 janarit për shpërbërjen e Kuvendit më 24 shkurt...

Edhe një humbje e radhës e Nikolla Gruevskit, e quajti seancën e sotme LSDM sipas të cilës nuk mund të ketë zgjedhje të drejta e të lira ma listë të pastruar zgjedhore e pa media të lira. LSDM përkujtoi se nuk mori pjesë në seancën ku, VMRO dhe BDI votuan vendimin për shpërbërjen e Parlamentit.
Turpi I vetëm I një partie, është të ikësh nga zgjedhjet. LSDM gëzohet që poi u ikën zgjedhjeve po nga populli nuk ikni dot, e nga vullneti I popullit nuk ju mbron dot asnjë ndërmjetës ndërkombëtar, u kundërërgjigjen nga VMRO-DPMNE sipas së cilës data e radhës për zgjehdjet është 5 qershori e atëherë do shkohet në zgjedhje me apo pa pjesmarrjen e LSDM-së.
Talat Xhaferi nga BDI thotë se BDI ka respektuar gjithnjë marrëveshjet dhe ka partner popullin dhe faktorin ndërkombëtar, pas vlerësimit të të cilëve gjithnjë do të qëndrojë BDI. Xhaferi ripërsëriti se BDI nuk ka përse të turpërohet, po edhe një herë po ndërmer hapin që vendi dhe qytetarët të dalin nga kaosi politik. BDI ftoi të gjitha palët ti përmbahen marrëveshjes së aritur gjatë ditës së sotme.
