Ç’fuqizohet vendimi për shpërbërjen e kuvendit, zgjedhjet e ardhëshme më 5 Qershor
24.02.2016 09:32
Me 83 vota pro dhe 3 kundër deputetët e Parlamentit të Maqedonisë miratuan mbrëmë vendimin për ç’fuqizimin e vendimit për shpërbërjen e Parlamentit me 24 shkurt siç ishte paraparë me votimin paraprak të 18 janarit...

Ata njëherësh votuan një datë të re për për shpërbërjen e Parlamentit , e ajo do të jetë me 7 prill 2016, pra sipas shumicës parlamentare , zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen më 5 qershor.
Për datën e re votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, deputetët e PDSH-së votuan të abstenuar. Partia opozitare maqedonase LSDM nuk votoi rreth këtij vendimi të ri.
