Zaev: Zgjedhje të lira duhet dhe do të ketë

24.02.2016 09:55

Sipas Zaev Gruevski frigohet nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, sepse vetëm sit ë tilla mund të sjellin ndryshime për Maqedoninë...

Pas miratimit te iniciatives  se deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së, për shfuqizimin e vendimit të 18 janarit për shpërbërjen e Kuvendit më 24 shkurt, lideri i LSDM-se Zoran Zaev , përmes një press conference  tha se kjo ishte një mposhtje për Nikolla Gruevskin.

Sipas Zaev Gruevski frigohet nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, sepse  vetëm sit ë tilla mund të sjellin ndryshime për Maqedoninë.

“Vendimi i VMRO-së dhe BDI-së paraqet edhe një mposhtje për Nikolla Gruevskin. Sonte u konfirmua se asgjë më nuk varet nga Nikolla Gruevski.  Garantuesit të Marrëveshjes së Përzhinës treguan se sa janë të rëndësishme zgjedhjet e lira dhe demokratike për Maqedoninë. Nikolla Gruevski frikësohet prej zgjedhjeve të lira dhe demokratike, sepse në to do të pësoj fiasko. Në Maqedoni duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, sepse vetëm zgjedhjet e lira dhe demokratike do të sjellin ndryshime në Maqedoni”- deklaroi Zaev. (Merita Gashi, TVM2)