Shtatë persona janë lënduar në 12 aksidente dje në Shkup
Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit ka kryer kontroll të gjtihsej 12 aksidenteve...

Gjashtë nga aksidentet janë me pasoja të dëmeve materiale dhe tre janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lehtë janë lënduar dy shoferë të automjetit, një bashkëudhëtar dhe një këmbësor.
Kanë ndodhur edhe tre aksidente me pasoja të rënda trupore, në të cilat rëndë janë lënduar një këmbësor dhe dy shoferë të mopedit.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 20 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes të automjetit. Gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 20 shoferë e kanë vozitur automjetin pas skadimit të patentë shoferit ose pa patentë shoferi. Katër shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në udhëkryqe, si dhe 10 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë vozitjes.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 35 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë ligjëratë edukative në SHF "Petar Zdravkovski Penko", e cila gjendet në komunën e Butelit, me nxënësit e klasës së dytë.
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit. (mia.mk)
