Seminar për projekt nga sfera e bujqësisë

24.02.2016 10:01

Agjencia nacionale për programe evropiane arsimore dhe mobilizim organizon seminar për fillimin e projektit GrinPOP nga Aksioni kyç dy...

Në kuadër të seminarit do të potencohet rëndësia e projektit me çka do t'u mundësohet ofruesve të shërbimeve arsimore nga sfera e bujqësisë të kenë programe inovative për trajnim dhe kurse për bujqësi të qëndrueshme (organike) me fokus në trajnimin praktik (trajnimi i fermës).

Qëllimi përfundimtar është të krijohet program operativ dhe i akredituar (verifikuar) për arsim profesional dhe trajnim në bazë të kurseve modulare për mësim të përjetshëm për prodhim organik në Maqedoni, i implementuar nga kuadri profesional. (mia.mk)