Projekti i USAID-it do t'i promovojë videot për aktivitete të përbashkëta të nxënësve

24.02.2016 10:25

Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik sot do t'i promovojë aktivitetet e përbashkëta të nxënësve dhe videot e animuara qëllimi i së cilave është t'u ndihmojnë shkollave gjatë organizimit të aktiviteteve afatgjate shkollore....

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare, donatorë.

Shkollat partnere do të demonstrojnë aktivitete të ndryshme të përbashkëta të cilat nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike i ndërmarrin për zhvillimin e integrimit ndëretnik.

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni janë pjesë e aktiviteteve të projektit, si dhe komunat, prindërit dhe bashkësitë lokale, ndërsa këshilltarët dhe inspektorët e arsimit të Byrosë për zhvillimin e arsimit (BZHA) në nivel nacional dhe rajonal janë kyçur në arritjen e ndryshimit të qëndrueshëm dhe në aktivitetet për përforcimin e kapaciteteve.

Gjithsej 395 partneritete janë vendosur midis shkollave dhe janë zbatuar  mbi 1.000 aktivitete të përbashkëta të nxënësve në të cilat bashkëpunojnë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave me gjuhë të ndryshme mësimore. Mbi 4.200 nxënësi ishin pjesë e punëtorive kreative, këndeve kreative, klubeve debatuese dhe debateve publike të organizuara në grupe të përziera etnike.

Deri më sot PINA u ka ndihmuar 48 bashkësive në angazhimet e tyre për t’i përmirësuar objektet shkollore, duke përfshirë edhe sigurimin e qasjes së papenguar për nxënësit me nevoja të veçanta, ndërsa sivjet do të ndihmojë më shumë komuna.

PINA është nismë pesëvjeçare me vlerë prej 6.2 milionë dollarë e cila do të bashkëpunojë në të gjitha institucionet arsimore relevante duke i mbështetur angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit etnik. Projekti ka për qëllim ta ngrisë vetëdijen te njerëzit dhe të ofrojë trajnime për diversitet, ndihmë teknike dhe stimul për këshillat shkollorë, drejtorët, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e administratës. (mia.mk)