Vazhdimi i seancave të dy komisioneve kuvendore

24.02.2016 10:45

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen vazhdimet e seancave të komisioneve për arsim, shkencë dhe sport dhe sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive...

Në rend dite të vazhdimit të seancës së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është Propozim-ligji për themelimin e Universitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqe "Damjan Gruev" në Shkup dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për arsim të lartë, në lexim të dytë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në vazhdimin e sotëm do të debatojë për Propozim-ligjin për notariatin në lexim të dytë. (mia.mk)