Taksistët e Gjevgjelisë e lanë të qetë protestën në VK Bogorodica
Taksistët dhe autobusët transportues privat të komunës së Gjevgjelisë, e lanë të qetë protestën me të cilën kërkuan të përfshihen në transportin e migrantëve nga Gjevgjelia drejt Tabanovcit dhe prej sot nuk do ta bllokojnë vendkalimin kufitar "Bogorodica", kumtuan në mëngjes nga shoqata e taksistëve....

"Duam ta japim kontributin tonë në ballafaqimin e forcave të sigurisë me krizën e refugjatëve dhe për atë vendosëm përkohësisht të ndalemi me protestën dhe të mundësojmë personat zyrtar të na sigurojnë dhe ta rregullojnë komunikacionin, të angazhohen në sigurimin e kufijve derisa është e nevojshme", tha kryetari i taksistëve të Gjevgjelisë, Mile Angelov.
Ai potencoi se taksistët dhe autobusët transportues privat nuk do të tërhiqen nga kërkesa për transportim të migrantëve në mënyrë të barabartë me HM-në dhe se realizimin e tij do ta kërkojnë institucionalisht.
