Kerry: Uashingtoni e shqyrton “planin B” për Sirinë

24.02.2016 11:57

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka njoftuar se SHBA-ja po e shqyrtojnë një “Plan B” për Sirinë, nëse Damasku dhe Moska nuk tregohen seriozë për të zhvilluar negociata për transicion politik....

Më tutje, gjatë dëshmisë së tij të mbrëmshme në Komitetin për Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zoti Kerry tha se shumë shpejtë do të jetë e qartë nëse Rusia është serioze për përfundimin e konfliktit pesëvjeçar në Siri.

“Prova do të jetë në aksione gjatë ditëve të ardhshme”, tha Kerry.

Këto komente u bënë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për ndaljen e dhunës në Siri, e cila pritet të hyjë në fuqi më 27 të këtij muaji.