Nepal, zhduket avioni me 21 persona në bord

24.02.2016 12:01

Një avion me të paktën 21 persona në bord është zhdukur në një zonë malore të Nepalit perëndimor...

BBC shkruan se Avioni “Twn Otter”, që operohet nga Kompania “Tara Air”, po udhëtonte nga Pokhara për Jomsom dhe humbi kontaktet me kullën e kontrollit menjëherë pas ngritjes. Dy nga pasagjerët mendohet të jenë të huaj.

Zyrtarët thanë se në bordin e avionit ishin edhe dy fëmijë. Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil në Nepal tha se ky ishte një avion i ri. Një helikopter është në kërkim, por moti i keq nuk favorizon kërkimet.