Po vazhdon edhe sot protesta e opozitës në tenda, para Kuvendit të Kosovës

24.02.2016 12:04

Nata e parë e protestës ka kaluar e qetë e kryesisht me disa aktivitete, të cilat janë paraparë nga organizatorët....

Nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi, ka thënë se nuk kanë pasur probleme në natën e parë. Ndërkaq deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, ka konfirmuar se do të vazhdojnë protestën jashtë institucioneve, por se do të jenë aktivë edhe brenda tyre.

Ai theksoi se është e padrejtë që të kuptojnë nga mediat se janë suspenduar, duke mos u njoftuar në asnjë rast nga kryetari i kuvendit. Ai tha se do të vazhdojnë avazin e njëjtë për të penguar mbajtjen e seancave. Organizatorët kanë thënë se në natën e parë të protestës kanë qëndruar rreth një mijë persona dhe se tendat kanë qenë të mbushura.

Liderët e tri partive opozitare në konferencën që i ka paraprirë kësaj proteste kanë thënë se përveç marrëveshjeve, kësaj radhe kundërshtojnë edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Ndërkaq, është marrë leje nga komuna për vendosjen e tendave.