Presidencialet në ShBA-gara në Nevada, Trump siguron fitoren e tretë radhazi

24.02.2016 12:46

Me një avantazh prej 42% të votave, kandidati republikan për president, Donald Trump, ka fituar zgjedhjet në shtetin e Nevadas, duke forcuar pozitat e tij në garën e nominimeve brenda partisë...

Miliarderi tashmë ka tre fitore radhazi, pas atyre në New Hampshire dhe në Karolinën  e Jugut. Senatori i Floridas, Marco Rubio, u radhit në vendin e dytë me 25 për qind të votave, kurse ai i Teksasit, Ted Cruz,  në vendin e tretë.

“Ne fituam me ungjillorët, fituam me të rinjtë, fituam me të moshuarit, fituam me të arsimuarit dhe unë i dua shumë të paarsimuarit, fituam me njerëzit besnikë e të zgjuar. E dini çfarë? Jam shumë i lumtur. Nëse dëgjoni ekspertët, ne nuk i bie të fitojmë shumë, por ne po fitojmë në të gjithë vendin”- deklaroi kandidati i republikanëve për president të ShBA-ve, Donald Trupm.

Nevada, testi i parë i republikanëve në perëndim të Shteteve të Bashkuara, shtet me një popullsi të konsiderueshme latine, është vendimtare për procesin zgjedhor.

Hillary Clinton fitoi të shtunën në garën demokratike të Nevadas, duke lënë pas rivalin e saj kryesor, Bernie Sanders.

Të shtunën e ardhshme, të dy kandidatët do të përballen në Karolinën e Jugut, teksa fushata e tyre është përqendruar në elektoratin me ngjyrë. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)