Indi, rikthehet uji në kryeqytetin Delhi
Në kryeqytetin indian, Delhi, është rikthyer pjesërisht furnizimi me ujë, pas një jave krize që preku 10 milionë njerëz, pasi protestues të zemëruar sabotuan kanalin kryesor të furnizimit me ujë të kryeqytetit indian....

Por, pavarësisht se uji po kthehet, zyrtarë të qeverisë në Delhi thanë se kriza nuk ka mbaruar dhe se qytetarët duhet të tregohen të matur në përdorimin e tij. Megjithatë, shkollat që ishin mbyllur për shkak të mungesës së ujit, tani kanë nisur të hapen. 16 milionë njerëz jetojnë në Delhi dhe 2/3 e tyre furnizohen me ujë nga ujësjellësi “Munak”, që ka tubacione në krahinën Hariana, ku dhe ndodhën trazirat.
Këtu shtresa e lartë, jak, përleshet prej ditësh me policinë, pasi kërkon kuota pune të barabarta me ato të shtresave më të ulëta. Për shkak të dhunës, në shtetin Hariana është vendosur gjendja e shtetrrethimit, por edhe kjo nuk ka ndaluar përleshjet.
Mediat lokale thonë se 19 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë ditëve të fundit. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
