Vjenë, vendet e Ballkanit diskutojnë për migrantët
Ministrat nga Austria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor sot takohen në Vjenë, për të koordinuar politikat e tyre kufizuese në rritje për migrimin...

Austria, në fund të javës së kaluar, i ka implementuar kuotat e reja të hyrjes së refugjatëve, duke shkaktuar kufizime në vendet përgjatë së ashtuquajturës “rrugë ballkanike” të migrantëve, prej kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.
Për këtë takim, Austria i ka ftuar ministrat nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Greqia ka dërguar notë proteste në Vjenë, duke u ankuar se Athina nuk është ftuar.
Ministrat e jashtëm dhe të brendshëm, pritet të diskutojnë për luftimin e trafikantëve të njerëzve dhe për përmirësimin e informacioneve për politikat e tyre në vendet e origjinës së migrantëve potencialë.
