Maqedoni

Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

24.02.2016 13:36

Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 14:30, me shkyçje të përkohshme, do të jenë shfrytëzuesit e Çairit, përballë xhamisë Jahja Pasha...

Ashtu siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të punëve teknike në elektro-sistem.
 
Nga ora 09:30 deri në orën 15:00, gjithashtu, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugës "Skupi" dhe nënrrugët 3, 5 dhe 7, në komunën Gjorçe Petrov.
 
Pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 12:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Skoevska", "Petko Jançevski" dhe "Simçe Nastevski" në lagjen Radishani.
 
Nga ora 09:00 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e firmës Vardar Gradba dhe amvisëritë  në vendin e populluar Ergele,  në komunën Gazi Babë, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e rrugëve "Relo Shestokrilo", "Galiçica", "Vietnamska" dhe "Dime Meçeto", në komunën Shuto Orizare.
 
Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Finska" dhe fshati Inxhikovë, në komunën Gazi Babë, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rrugës "Luka Gerov" nënrrugët 2, 4 dhe 6, në komunën Gjorçe Petrov./mia