Juventus barazon me Bajern
Ne nje ndeshje spektakolare dhe me mjaft emocione, Juventus dhe Bajern u ndanë ne barazim 2-2 ne sfidën e pare te vlefshme për raundin e 1/8-ve te UEFA Champions League...

Ne pjesën e pare bavarezet dominuan duke shpërdoruar disa raste, ndërkohë qe te zotet e shtëpisë zgjodhën te ishin ne pozitat tërheqëse, duke kërkuar te përfitonin ne kundërsulme.
Rasti me i pastër i takoi Myler, ndërkohë qe italianet protestuan për nje top te prekur me dore ne zone nga Vidal. Ne minutën e 43 te takimit Myler shënoi ne portën kundërshtare, nje gol qe u diskutua gjate per pozicion jashtë loje. Me te njëjtin stil atë te Tika Tak, Bajerni gjeti shpejt edhe golin e dyte, kur ne minutën e 55 ne një goditje mjeshtërore dyfishoi shifrat.
Gjithsesi bavarezet u goditen ne piken e tyre me te dobët, qendra e mbrojtës e arnuar pas mungesave te shumta.
Ne minutën e 63 një ish Manxhukic dhuroi nje top per Dibala, i cili ngushtoi diferencën e golave.
Qe nga ky moment nje juventus me kurajoz përballe nje Bajern me bateri te fikura. Goli i dyte erdhi fale dy zëvendësimeve dhe përsëri gabimit te qendërmbrojtësit Kimich.
Ne minutën e 76 Morata dhuroi nje top per Sturaro qe mposhti portierin Neurer. 2-2 shifrat përfundimtare, Juventus beson edhe pse Bajern është me i avantazhuar.
Ne takimin tjetër ne “Emirates Stadium”, Barcelona mundi topçinjtë e Arsenal 2-0, duke hipotekuar kualifikimin. Edhe pse vendasit zhvilluan nje pjese te pare shume te mire, nuk arritën te zhbllokonin shifrat. Heroi i takimit për katalanasit Lionel Mesi, autor i nje dopiete.
Fillimisht argjentinasi shënoi golin e pare ne nje kundërsulm perfekt, ndërsa 12 minuta me vone realizoi nga pika e bardhe e penalltisë. Raundi i 1/8 ve te UEFA Champions League vazhdon sonte me dy takimet e radhës.
Ne Kiev ukrainasit e Dinamos sfidojnë Manchester City, ndërsa ne “Filips Stadion”, Psv Eindhove përballet me Atletiko Madridin.
