Botë
Sicili, shpëtohen nga mbytja 7831 migrantë
24.02.2016 14:09
Edhe përkundër përpjekjeve për vënien nën kontroll të situatës, mijëra emigrantë vazhdojnë sërish udhën përmes detit...
Edhe përkundër përpjekjeve për vënien nën kontroll të situatës, mijëra emigrantë vazhdojnë sërish udhën përmes detit, edhe përkundër motit të ftohtë.
Në Sicili, roja bregdetare vetëm sot në mëngjes shpëtoi 731 migrantë. Në varkat e tyre u gjetën edhe trupat e 4 migrantëve që nuk kishin arritur t’i mbijetonin udhëtimit.
Refugjatët ishin në tre varka të mbushura me nga 219 njerëz dhe në një gomone të madhe që mbante 105 migrantë.
