Botë
Tornado në Luiziana, 3 të vdekur, 30 të lënduar
24.02.2016 14:22
Një tornado e fuqishme ka goditur Luizianën në ShBA, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 30 të tjerë të lënduar...

Të lënduarit janë transferuar në spital dhe 7 prej tyre janë në gjendje kritike.
Dëmet materiale janë të shumta jo vetëm në shtëpitë në zonë, por janë dëmtuar edhe shumë kamp-shtëpiza.
Tornado ishte pjesë e një serie stuhish që goditën jugun e Luizianës këtë fillimjavë.
