Maqedoni

Vendimi i kushtetueses, Shilegov: VMRO-DPMNE e pranon mashtrimin zgjedhor

24.02.2016 17:46

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese LSDM e cilësoi si pranim të mashtrimit zgjedhor nga ana e VMRO-DPMNE-së...

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, deklaroi se kryesia e VMRO-së është njoftuar hollësisht lidhur me arsyet e ngritjes së procedurës nga ana e Prokurorisë Speciale, andaj shumë qartë mund të nënkuptohet se cili ka qenë qëllimi i kushtetueses.
 
Shilegov i bën thirrje Gruevskit që të deklarohet se a është bërë me urdhër të tij, duke shtuar se Gruevski ka frikë nga drejtësia.
 
“Me vendimin e 5 të dëgjueshmëve të VMRO-DPMNE-së në Gjykatën Kushtetuese, Nikolla Gruevski e pranoi fajin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Vjedhjet zgjedhore dhe institucionet e partizuara ishin shkaqet kryesore për krizë politike.  Përfaqësuesit më të lartë të partisë në pushtet tashmë janë të dyshuar për mashtrim të shoqëruar në zgjedhje, dhe kjo është e konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale”- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.  
 
Duke e komentuar deklaratën e mbrëmshme të liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevskit, që zgjedhjet e 5 qershorit nuk do të jenë të kushtëzuara me kërkesa shtesë, duke përfshirë këtu edhe reformat në media,  Shilegov e cilësoi si joserioze, sepse deri më tani Gruevski shumë gjëra që i ka thënë nuk iu është përmbajtur deri në fund.
 
 Shilegov ka theksuar se krijimi i kushteve për zgjedhje korrekte dhe kredibile është alternative e vetme e vendit për ta tejkaluar krizën, dhe kjo mund të arrihet me pastrimin e listës zgjedhore dhe reformave në media. 
 
GAZMEND KURTISHI