Maqedoni

Veliu apel komunave shqiptare: Ndihmoni invalidët dhe familjet e dëshmorëve

24.02.2016 18:09

Kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu, u ka apeluar Komunave, të drejtuar nga shqiptarët, që të ndihmojnë të gjithë invalidët e luftës dhe familjeve të dëshmorëve...

Në një njoftim për media të dërguar nga Veliu thuhet se, ShVL-ja bën përpjekje të vazhdueshme për të zgjidhur statusin e tyre.

Statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve është një ndër çështjet që tashmë 15 vjet premtohet, por deri tani nuk është bërë asgjë për të realizuar atë premtim.