Kulturë

Mbyllet votimi për “Oscar”, fituesi absolut është filmi “Shok”

24.02.2016 18:12

Është mbyllur procesi i votimit në Akademinë “Oscars” për të gjitha kategoritë e sivjetme...

Fushata, e cila ka nisur që në muajin shtator, ka përfunduar, ndërsa fituesit janë tanimë në zarfet që do të hapen natën e 28 shkurtit.
 
Mediat dhe portalet e internetit në ShBA parashohin fitoren e filmit kosovar “Shok” në kategorinë “Short Film Live Action”.
 
“Filmi ‘Shok’ mund t’i shokojë të gjithë”, shkruan Deadline, një faqe e famshme në internet, e cila pasi ka analizuar sinopsiset e filmave, ka ardhur në përfundim që filmi me regji të Jamie Donoughue do të shokojë me triumfin e tij.
 
Brie Larson është favorite për çmimin e aktores më të mirë, ndërsa Leonardo Di Caprio për rolin e tij në “The Revenant”. Mbrëmë filmi “Shok” është shfaqur në sallën e Akademisë. Gazeta amerikane “Los Angeles Times” në një artikull kushtuar çmimeve “Oscars”, ka shkruar se filmi shqiptar “Shok” do të jetë fituesi i çmimit “Oscar” për kategorinë “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”.
 
Me gjithë kritikat pozitive, pritet të shihet nëse vërtetë do ta marrë filmi nga Kosova çmimin e madh, por gjithsesi ai tashmë ka arritur të kryej misionin e tij, të sjellë para publikut mbarëbotëror, tmerret e luftës në Kosovë.