Në USHT do të prezantohen mundësitë që ofrohen në sferën e teknologjisë

25.02.2016 09:26

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, kompania Google Inc. do të prezantojë mundësitë, të cilat i ofron për studentët, profesorët, universitetet dhe bizneset e sferës së teknologjisë...

Në suaza të këtij manifestimi do të organizohet “Hackathon”, ku studentët dhe kompanitë nga rajoni do të mund të konkurrojnë me ide inovative të zgjidhjeve softuerike.(mia.mk)