Ministrja boshnjake e Mbrojtjes për vizitë në Maqedoni

25.02.2016 09:37

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes e Bosnjë e Hercegovinës, i kryesuar nga ministrja e Mbrojtjes, Marina Pendesh sot do ta vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë...

Në korniza të vizitës, Pendesh do të takohet me nikoqirin e saj, ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Pas takimit në Ministri, ata do ta vizitojnë Qendrën për trajnim të pilotëve në kasermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec.

Ministrja Pendesh sot në Qendrën memoriale - Fondacioni Nikolla Kljusev do të mbajë ligjeratë me temë "Integrimi i BeH-së në BE dhe në NATO".