Konferencë për efektin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta ndaj ekonomisë
25.02.2016 09:48
Konferencë me temë "Efekti i investimeve të subvencionuara të drejtpërdrejta të huaja ndaj ekonomisë së Maqedonisë" do të mbahet sot në Shkup në organizim të Shoqatës për analistë dhe hulumtues të rinj...

Qëllimi është të shfaqen mendimet publike dhe konkluzionet e folësve relevantë për investimet e huaja të drejtpërdrejta, me çka do të ndihmohej krijimin e politikave të përmirësuara publike.
Shoqata e analistëve dhe hulumtuesve të rinj është themeluar prej shtatë punonjësve të statistikës, veprimtaria themelore e të cilëve është përpilimi i hulumtimeve statistikore dhe ekonometrike, të cilat do të shërbejnë si bazë për ndërtimin e poltikave publike dhe informimin e opinionit hulumtues dhe më të gjerë. (mia.mk)
