Volitshmëritë e projektit "Bli shtëpi për të rinj" të prezantuara në Ohër dhe Strugë
Ekipet profesionale të Ministrisë së Financave mbrëmë para qytetarëve në Ohër i prezantuan volitshmëritë që u ofrohen përmes projektit "Bli shtëpi për të rinj"...

Në takim ishin prezantuar kushtet për blerje të shtëpisë dhe ku të rinjtë mund të gjejnë parcela shtetërore.
Prezantimi ishte mundësi që qytetarët të njoftohen edhe për ofertën e lokacioneve për atë destinim në Ohër, ato të cilat për momentin komuna i ka parashikuar për atë dedikim ose që do t'i ofrojë në një të ardhme të afërt.
Prezantimi i projektit "Bli shtëpi për të rinj" u mbajt edhe para qytetarëve të komunës së Strugës.
Projekti "Bli shtëpi për të rinj" parashikon subvencionim të kredisë për ndërtimin e shtëpisë, me çka paguan 80 për qind të këstit tetë vite dhe 50 për qind të këstit në tre vitet e ardhshme, ose subvencionon 100 për qind të pjesëmarrjes.
Kushtet për marrje të subvnecionit nga shteti përmes projektit në përgjithësi janë të njejta si për projektin "Bli shtëpi, bli banesë", përveç kriterit të parë për moshën e personit që do ta marrë kredinë, më së shumti deri në moshën 35 vjeçare. Njëherit, kërkuesi i subvencionit, pa marrë parasysh statusin e martesës, nuk duhet të ketë vendbanim në emër të tij, as të ketë marrë kredi.
Nëse shfrytëzuesi është individ, që të shfrytëzojë subvencion duhet të jetë në moshën deri në 35 vjet dhe të ketë të ardhura mujore deri në 900 euro, ndërsa nëse bëhet fjalë për çift, atëherë së paku njëri prej tyre duhet të jetë deri në moshën 35 vjeçare dhe të ardhurat e tërësishme t'i kenë 1.300 euro.
Projekti ka të bëjë vetëm për blerjen e shtëpive të reja të ndërtuara nga kompanitë ndërtimore, si dhe për ndërtimin e shtëpisë personale, në vendin e tij ose ndërtim dhe mbindërtim. (mia.mk)
