Në Shkup dje kanë ndodhur 4 aksidente, një i lënduar, 34 shoferë sanksionohen
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej katër aksidente rrugore, prej të cilëve tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe një me pasoja të lëndimeve trupore, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar shofer i automjetit për udhëtarë...

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 34 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Katërmbëdhjetë shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për përparësi kalimi të automjetit në zonë të udhëkryqit, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga qarkullimi. Gjashtë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të qarkullimit në udhëkryqe, gjegjësisht nuk kanë dhënë përparësi kalimi në vendkalim të shënuar këmbësorik, si dhe 23 shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular.
Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacion rrugor pranë SPB Shkup sot me fillim në orën 19 do të mbajë mësim për komunikacionin në hapësirat e Stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme në cilësinë e shoferit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë ligjëratë edukative në shkollat fillore "Klimenti i Ohrit" dhe "Petar Zdravkovski Penko" të cilat ndodhen në komunën Butel, me nxënësit nga klasa e dytë dhe e katërt.
Për sot nuk ka të paralajmëruara ngjarje të jashtëzakonshme me ç'rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese qarkulluese. (mia.mk)
