Poposki në Konferencën e sigurisë në Budapest
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në Budapest do të marrë pjesë në Konferencën e sigurisë kushtuar detyrave dhe sfidave të NATO-s në prag të Samitit të Aleancës në Varshavë....

Siç njoftoi MPJ, në qendër të konferencës do të jenë sfidat aktuale të sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni euroatlantik në prag të Samtit në Varshavë dhe promovimi i diskutimeve intensive me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për situatat për të cilat ende nuk ekziston qëndrim i bashkuar apo bashkëpunim i pamjaftueshëm.
Në suaza të konferencës, në panel diskutimin kushtuar perspektivës evropiane të sigurisë para Samitit të NATO-s në Poloni, ministri Poposki do të paraqitet së bashku me shefin e diplomacisë hungareze Peter Sijarto, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë Miroslav Lajçak dhe Ted Vajtsajd, zëvendëssekretarin e përgjithshëm për diplomaci publike të NATO-s. (mia.mk)
