Veliu apel komunave shqiptare, ndihmoni invalidët dhe familjet e dëshmorëve

25.02.2016 10:55

Kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Fazli Veliu u ka apeluar Komunave të drejtuar nga shqiptarët që të ndihmojnë të gjithë invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve...

Në një njoftim për media të dërguar nga Veliu, thuhet se SHVL-ja bënë përpjekje të vazhdueshme për të zgjidhur statusin e tyre.

Statusi i ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve është një ndër çështjet që tashmë 15 vjet premtohet por deri tani nuk është bërë asgjë për të realizuar atë premtim.