SHBA, moti i keq shkakton 6 viktima
25.02.2016 11:54
Koha e keqe në SHBA ka shkaktuar 6 viktima, duke përfshirë edhe një fëmijë 2 vjeç...

Ndërkohë shteti i Virxhinias ka mbetur në errësirë. Guvernatori i Virxhinias, Terry McAuliffe, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjithashtu, një stuhi dëbore çoi në anulimin e më shumë se një mijë fluturime në aeroportet e Çikagos. Autoritetet ende nuk kanë bërë të mundur identifikimin e viktimave, por përveç fëmijës kanë vdekur dy burra të moshës 50 dhe 36 vjeç.
Të martën, koha e keqe kishte goditur Luizianën dhe Misisipin, me një bilanc prej 3 viktimash dhe dhjetëra të plagosurish, të provokuar nga uragani. Situata është komplikuar edhe nga era e fortë, që në disa zonë ka arritur 90 km/h. Moti i keq ka detyruar edhe mbylljen e shumë shkollave.
