Futsal, Shkupi sot përballë Velesit
Me ndeshjen Veles – Shkupi sot starton java e 16-të në elitën e futsallit në vend...

Lojtarët e Shkupit janë optimist dhe shpresojnë se do të arrijnë fitoren e parë si mysafir gjatë ndeshjeve të muajit shkurt. Fitoren e fundit si mysafir “bardhekaltërit” nga Çairi e kishin arritur me 24 janar, kur në transfertë kishin mposhtur Crna Rekën.
“Pas asaj disfate të pafat ndaj Hedisit, shpresojmë se kësaj rradhe fati do jetë në anën tonë dhe se do i buzëqeshemi fitores, që do na përforconte edhe më shumë pozitën e dytë. Velesi është një skuadër shumë e papërshtatshme, andaj duhet që në të këtë ndeshje të futemi maksimalisht të koncentruar dhe që nga fillimi i ndeshjes të sulmojmë, pasi në të kundërtën do e kemi të vështirë përballë tyre. Rezultatet e fundit të kësaj skuadre dëshmojnë se sot nuk do ta kemi të lehtë, megjithatë nëse gjithë futbollistët u përmbahemi këshillave të trajnerit, atëherë besoj se nga Velesi do kthehemi me pikë të plota” – tha Rexhep Sulejmani për faqen e klubit në facebook.
Velesi në ndeshjen e fundit luajti baraz 2:2 kundër kampionëve në fuqi, Zhelezarecit, ndërsa vlen të theksohet se tre ndeshje me rradhë ata nuk dinë për disfatë. Disfatën e fundit Velesi e kishte përjetuar me 30 janar para publikut të vetë nga skuadra e Juventus Seravës. (futsalShkupi)
