Disa pjesë të Sarajit, Studeniçanit, Çairit dhe Gjorçe Petrovit nesër pa energji elektrike
Nga ora 9 deri në orën 14:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Gllumovë në Shkup, ndërsa nga ora 8:30 deri në orën 14:30 një pjesë e banorëve të Luboshit...

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Shidska" dhe "Socijalistiçka Zora" në komunën Gjorçe Petrov. Nga ora 9 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rajonit të Gazi Babës, përballë xhamisë së Jahja Pashës.
Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrosistem.
Të shtunën nga ora 9 deri në orën 13 pa ujë do të mbeten banorët e zonës së lartë të Kozles, lagjet Zhdanec, Tërnodoll dhe Nerezi. Ndërperja është për shkak të rikonstruimit të lidhjes në rrugën "Kozle" pn për në stacionin e pompës Zhdanec. (mia.mk)
