Në Maqedoni dje kanë hyrë 574 migrantë

25.02.2016 13:26

Në kufirin e Maqedonisë me Greqinë kanë kaluar 574 shtetas të huaj dhe kanë marrë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohje të së drejtës së azilit...

Dje në Maqedoni kanë hyrë 201 burra, 158 gra dhe 214 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe një fëmijë i cili udhëton pa shoqërimin e prindit, kumtoi MPB.

Sipas shtetësisë, vërtetime u janë dhënë 489 shtetasve të Sirisë dhe 85 shtetasve të Irakut,ndërsa nuk janë dhënë vërtetime për shtetas të Afganistanit.

Nga 1 janari deri mbrëmë në mesnatë u janë dhënë vërtetime gjithsej 87.036 shtetasve të huaj, prej të cilëve 34.529 janë të gjinisë mashkullore, 19.000 të gjinisë femërore dhe 33.298 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 208 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 42,651, Afganistanit 26.546 dhe të Irakut 17.836.

Deri te Sektori për azil në periudhën e njejtë kërkesë për njohje të azilit kanë parashtruar 21 persona prej të cilëve 14 nga Siria dhe shtatë nga Afganistani,  në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Në IP Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit mbrëmë janë evidentuar gjithsej 25 kërkues të azilit, prej të cilëve 15 meshkuj, tre femra dhe shtatë fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një burrë, një grua, pesë fëmijë të mitur me shoqërim të kujdestarit, pesë persona të mitur pa shoqërues janë përkujdesur në vend tjetër, të caktuar nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)