Disa pjesë të Kisella Vodës dhe Karposhit nesër pa ujë
25.02.2016 13:44
Një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Pintia, komuna e Kisella Vodës, nesër nga ora 9 do të jenë pa ujë...

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat të Qytetit të Shkupit, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën "Sasa", pa numër në lagjen Pintia. Ndërperja do të jetë deri në sanimin e defektit.
Të premten nga ora 9 deri në orën 13 pa ujë do të mbeten banorët e zonës së lartë të Kozles, lagjet Zhdanec, Tërnodoll dhe Nerezi. Ndërperja është për shkak të rikonstruimit të lidhjes në rrugën "Kozle" pn për në stacionin e pompës Zhdanec. (mia.mk)
