Basketboll

NBA, Golden State “fluturon” me Stephen Curry-n

25.02.2016 13:52

Golden State Warrior ndërpret serinë e fitoreve të Miami Heat, duke fituar me rezultatin 122 – 118 në takimin e luajtur në “AmericanAirlines Arena”...

Stephen Curry ishte i papërmbajtshëm edhe në këtë ndeshje me 42 pikë të shënuara, 7 asist dhe 7 ribaund, ndërsa Klay Thompson i shtoi edhe 33 pikë të tjera skuadrës nga Oakland.
 
Në radhët e Miamit spikati Dwane Wade, që realizoi 32 pikë. Skuadra nga Florida qëndroi gjatë gjithë kohës në avantazh gjatë pjesës së parë, por Warriors u treguan më të saktë në momentet më delikate, duke fituar me 6 pikë diferencë.
 
Pas humbjes së papritur me Detroit Pistons rikthehet menjëherë te suksesi Cleveland Cavaliers.
 
Skuadra e udhëhequr nga LeBron James kaloi 114-103 Charlotte Hornets në sfidën e luajtur në Ohio, ku Mbreti James dhe Irving realizuan secili nga 23 pikë.
 
Kjo humbje lëkund pozitat e Hornets në zonën Play – off të Koneferencës së Lindjes, pasi kërcënohet nga Detroit Pistons.